SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndihet  i çuditur nga deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, që “nuk duhet fajësuar vetëm Prishtina”, për marrënien e dobët ndërmjet dy shteteve.

Sipas mediave serbe, reagimi i presidentit Vuçiç vjen pas deklaratës së ambasadorit Scott  për marrëdhëniet e tanishme midis Beogradit dhe Prishtinës, që në mungesë të dialogut faji është tek të dy palët.

“Unë jam i habitur nga deklarata e Scott. Ndalu, burrë. Ata thonë se ndajmë fajin. Thuaj, çfarë është faji ynë?”, mendohet të ketë thënë Vuçiç.

Ndryshe, bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë për shkak të vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Një veprim i tillë thuhet të ketë ardhur si pasojë e angazhimit të Serbisë për të lobuar në disa vende për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë drejtim, përveç Brukselit, edhe Washingtoni po bën thirrje që palët të ndalin veprimet që dëmtojnë procesin negociator dhe të kthehen në tryezën e bisedimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb