TIRANË- Zvendëskryeministri Niko Peleshi i përgjigjet akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha të bëra sot në Korçë, gjatë prezantimit të kandidatëve për Bashkinë e Korçës dhe Maliqit.

Ndërsa shprehet se forca që ai përfaqëson ka vendosur të bëjë fushatë qytetare, Peleshi tregon se sfidat e kandidatëve të majtë janë të mos përballen me baltën e opozitës.

“Të vendosur për një fushatë qytetare, në 61 Bashkitë e Shqipërisë, në qytetet dhe fshatrat tona, që meritojnë një demokraci lokale funksionale, me të drejtën për të zgjedhur mbi bazën e ideve dhe programeve për zhvillim. Sfida e kandidateve të Aleancës sonë nuk është përballja me balten e opozitës, por puna e palodhur në dobi të komuniteteve. Nuk ka magji më të bukur se kjo. Nga sot, çdo ditë për ti dhënë shpejtësinë e duhur programit të Rilindjes Urbane”, tha ai në një status në Facebook.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: