TIRANË

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU / CSU Johann Wadephul dhe relatori përgjegjës, Christian Schmid reaguan sot pas vendimit të Këshillit Evropian, i cili vendosi t’u mbyllë derën përpjekjeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Pas kësaj, ka reaguar menjëherë edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Ai thekson se pa plotësuar kushtet e vëna nga Gjermania nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

Sipas sekretarit të PD-së, koha e propagandës së kryeministrit Edi Rama ka mbaruar dhe shqiptarët nuk mund të jenë më peng i qeverisjes së dështuar.

“Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann wadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt. Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat. Koha e propagandës ka mbaruar! Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb