Deputeti holandez i së djathtës ekstreme Geert Uilders, ka marrë vëmendje, me një postim kundër islamit.

Uilders ishte këtë herë shumë i drejtpërdrejtë në mendimet e tij: “Ndalojeni islamin. Ndalojeni Ramazanin”. Uilders është kryetar i Partisë së Lirisë, por ngjan se praktikimin e fesë nuk e njeh si liri themelore të njeriut. Ai është deputet në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai njihet më së shumti për kundërshtimin e Islamit dhe të Bashkimit Evropian.


Qëndrimet e tij e kanë bërë figurë kontraverse në Holandë dhe jashtë vendit të tij. Që nga viti 2004, Uilders ruhet nga truproja të armatosura. Kjo edhe për shkak të deklaratave që ka bërë.

Deputeti lobon kundër asaj që e quan “islamizim të Holandës”. Ai e ka krahasuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, me librin e diktatorit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler, “Mein Kampf” dhe ka bërë fushatë që Kurani të ndalohet në Holandë.

Uilders bën thirrje që të ndalohen imigrantët nga shtetet myslimane dhe përkrah ndalimin e ndërtimit të xhamive në Holandë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb