Analisti Skënder Minxhozi është shprehur në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se situata në Shqipëri është rrumpallë. Minxhozi u shpreh se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se nuk është gëzim i madh, nëse hapen negociatat, dhe as dështim i madh, nëse nuk hapen.

“Nuk është gëzim i madh, nëse hapen negociatat, dhe nuk është dështim i madh, nëse nuk hapen, vetëm nëse do t’i hapen vetëm Maqedonisë së Veriut. Unë mendoj se Shqipëria nuk është gati për t’i hapur negociatat.

Vendimi në rastin tonë duhet të jetë thellësisht politik, për hapjen e negociatave, sepse realisht me klimën që kemi në Shqipëri, me mënyrën si funksionon shteti, kjo mazhorancë i gjen të vështira rrugët për të vazhduar, mungesa e një radari ku po shkojmë, e vështirësojnë integrimin.

Situata këtu ngelet rrumpallë. Ka një luftë shumë të madhe politike në lidhje me integrimin, por në fund të ditës as do fitonte dhe as do humbiste, kushdo që do ishte në qeverisje, me hapjen ose jo të negociatave”, u shpreh Minxhozi.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb