Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka kritikuar liderin e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, teksa ka thënë në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se nuk është i përgatitur për të ardhur në pushtet.



Duke u shprehur pro rrotacionit politik, Dade deklaroi se Basha nuk e ka pastruar figurën e tij nga akuzat, por edhe vijon të drejtohet nga figura që duhet të ishin vënë para drejtësisë.


“Patjetër që rotacioni i bën mirë demokracisë, por nuk shoh opozitë të përgatitur për të ardhur në pushtet. Nëse vazhdon kështu gjendja, me këtë opozitë, që ka nevojë të reformohet, pasi edhe lideri i opozitës nuk ka pastruar figurën e tij nga akuzat, ashtu siç vijon të drejtohet nga figura, që duhet të ishin vënë para drejtësisë. Për këtë, përgjegjësia është edhe e Ramës. Opozita duhet të merret me veten. PS do të marrë mandat të tretë, nëse vazhdon kështu”, tha Dade.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb