30 qershori është kthyer në një temë debati në emisionin “Të paekspozuar” të gazetarit Ylli Rakipi, në Neës24. Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, ka debatuar me botuesin italian, Carlo Bollino, lidhur me reagimet e ndërkombëtarëve pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndryshe nga Bollino, i cili mendon se ndërkombëtarët i njohën zgjedhjet, Luan Rama shprehet se fjala e fundit i takon ODIHR. Sipas tij, 30 qershori ishte goditja më e rëndë që iu bë Shqipërisë dhe pas asaj që ndodhi nuk do të ketë hapje negociatash për vendin tonë.


Pjesë nga diskutimi në studio:


Luan Rama: Kemi një shtet karagjoz në çdo pikëpamje dhe ky është turpi më i madh. Mund të mos e duash Ilir Metën, por këtu është fjala për Presidentin. Brenda KQZ ka dhe një idiot të kësaj përmase që thotë “ky është problem i madh se janë shpenzuar 4 milionë euro dhe për këtë nuk mund ta zbatojmë …”. po ç’do të thotë 4 milionë euro për demokracinë, kur këta kanë vjedhur miliona për vete.


Rakipllari: Rama ka mbështetje ndërkombëtare. Opozita iu tha shqiptarëve se do të pamundësojmë zgjedhjet, por ama zgjedhjet u bënë.

Rama: Deri tani janë artikuluar zëra periferikë nga ndërkombëtarët. Institucioni i vetëm që ka tagër të certifikojë zgjedhjet është ODIRR.

Bylykbashi: Glover ka thënë një fjali vrastare “në këtë situatë zgjedhësve ju mbeti vetëm një vendim, të shkonin apo të mos shkonin në zgjedhje”.

Bollino: Janë shprehur SHBA dhe BE, duke njohur zgjedhjet.

Rama: Ata nuk janë referencë më. Ne po presim raportin përfundimtar të ODIHR. Të jeni të bindur që nuk ka kancelari serioze që nga DASH e ato europiane që do të mundë të pranojë këto zgjedhje me një kandidat, monopartiake. Këto që u bënë më 30 qershor janë goditja më e rëndë që nuk do të ketë çelje negociatash.

(BalkanWeb)