SHKODER- Ambasadori anglez Duncan Norman nga Shkodra bëri një deklaratë të fortë për shqiptarët, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e të burgosurve në Angli janë për trafik droge.

I pranishëm në një tryezë për krimin e organizuar, ku të pranishëm ishin edhe kryetarë bashkish, si dhe zëvendës kryeministrja Senida Mesi, ambasadori anglez tha se janë 762 shqiptar në burgje.
20eaedcf-0672-4361-a01a-e0c1e59ab98b
“70% vijnë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Ne e dimë pse ndodh kjo. Lidhjet datojnë që nga vitet 90. Shumica janë për shkelje penale dhe mbi gjysma për shkelje për trafikim të kokainës apo dograve të tjera. Nuk janë probleme të vigla. Kemi një numër që rritet të shqiptarëve që merren me krimin e organizuar. E kuptoj se një pjesë e shqiptarëve shkojnë në mënyrë ilegale për një jetë të mirë. Fokusi jonë nuk është të flasim për këto individë por për ata që janë të përfshirë në krimin e organizuar ose për ata që organizojnë emigrimin e paligjshëm. Ata që vijnë me varka ose kamionë dhe pjesa më e madhe janë me fat që kanë shpëtuar gjallë. Krimi i organizuar i bën shumë dëm shoqërisë shqiptare dhe sidomos veriut. Gjithçka është negative nga krimi i organizuar”, tha Duncan Norman, raporton gazetari Senad Nikshiqi për ‘BalkanWeb’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: