Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në studion e “Open”. Ai tha se me skandalin e fundit që përfshinë kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, opozita do të bëjë gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare.
Sipas Berishës prova përfundimtare është një revolucion që ose do të përfundojë me shkatërrimin e Edi Ramës, ose me shkatërrimin e opozitës.
“Problemi aktual, në vlerësimin tim për opozitën, është betejë për jetë a vdekje. Të thuash se ka vjedh votën, thua një të vërtetë, por është komplekse. E vërteta është që ai në pushtet duke vjedh votën është. Të thuash që po bën gjithçka në Parlament për të shtypur opozitën, ju e dini se aktet e tij në Parlament janë antikushtetuese, por kjo e fundit që Rama angazhon njeriun ndër më kryesorët të sigurisë në SHBA kundër opozitës, rrjetet ruse siç del tani, opozita këtu me këtë person të ardhme nuk ka, dhe opozita bën gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare. Një revolucion që duhet ose të përfundojë me shkatërrimin e Ramës, ose më shkatërrimin e opozitës, opozitë fiktive nuk duhet të ketë”, tha Berisha.