Eliminimi në Champions League dhe plakja e kolonave të ekipit e detyron Bayern Munich të futet fuqishëm në merkato. Për të ndezur dhe më shumë zërat ka menduar vetë presidenti i Bayern, Uli Hoeness i cili gjatë mbledhjes së fundit me bordin drejtues ka shpalosur projektin e së ardhmes: “Jemi në proces të kalimit të brezave dhe duam të afrojmë lojtarë të rinj dhe me potencial. Programi që kemi për të ardhmen do të jetë investimi më i madh që Bayern ka pasur ndonjëherë. Paratë janë të rëndësishme në futboll por kur vjen puna tek trofetë vendosin lojtarët me personalitet dhe dëshirë”.

Henes
Henes

Kjo deklaratë e presidentit të Bayern ka bërë që mediat gjermane të nisin një fushatë për të kuptuar se kush do të jenë transferimet e ardhshme, buxheti i tyre prej 220 milion euro i lejon të afrojnë në Mynih lojtarë nga më të mirët në botë.

Pavard
Pavard

Afrimi i parë, i bërë zyrtarë është ai i Pavard, ndërsa e sigurt është se me të në Mynih do të bashkohet edhe Lucas Hernandez. Sipas Bild, Bayern ka firmosur me futbollin e Atletico Madrid pak kohë më parë teksa i kanë kaluar Atletikos 40 milion euro ndërsa 40 të tjera do ti paguajnë në verë.

Lucas
Lucas

80 milion euro është një shumë e madhe, duke e shndërruar francezin në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Bayern. Të njëjtën shumë Bayern pritet të paguaj edhe për Nicolas Pepe. Sipas mediave franceze gjithçka është e mbyllur me sulmuesin e Lilë i cili në verë do të zbarkojë në Mynih.

Pepe
Pepe

Pjesë e paktës ofensive është edhe Timo Werner. Prej kohësh sulmuesi i Laipzig është i lidhur me Bayern, këtë verë pritet vetëm firma mbi kontratë. Jo vetëm lojtarë që do ti shërbejnë të ardhmes, në buxhetin e Bayern është parashikuar edhe një top-player, Dybala mbeten një emër fiks.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb