Kryebashkiaku Erion Veliaj në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për herë të parë një një prishje marrëdhëniesh me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Duke komentuar deklaratën e kësaj të fundit se “Veliaj mendonte 24 orë keq”, kryebashkiaku sqaroi pse zonja Kryemadhi ishte shprehur ashtu.

Ai tha se marrëdhëniet mes tyre janë prishur kur LSI-ja e saj vendosi të mos votojë në Këshillin Bashkiak si për ndihmën ekonomike ashtu edhe ligje të tjera.

“Ne këtu kemi qenë, kemi folur vetëm për gjëra të mira. Po e njëjta zonjë, gruaja e Presidentit tha këtu në studion tuaj pak kohë më parë që punoj shkëlqyer, qartazi tregoi se nuk është mirë. Megjithatë po e them: Ka vetëm një mënyrë si të prishesh me mua, tek puna. Po më ndërhyre dhe më bllokove, me mua prishesh. Pra, ti futesh në koalicion dhe nuk jep votën. Ti më saboton në çdo mundësi që ke, në Këshillin Bashkiak si për reformën e ujit si për ndihmën ekonomike. Zonjës Kryemadhi i them: Nëse ju ha barku kaq shumë, ju që mendoni 24 orë mirë pse nuk votoni për fukarenjtë që presin ndihmë ekonomike? Këta që ju dhëmb për varfërinë nuk japin as votën. Për këtë jemi prish”, sqaroi Veliaj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb