SERBI- Presidenti i Republikës së Serbisë, Tomislav Nikoliç, në një intervistë për të përditshmen “Novosti” ka folur për njohjen e mundshme të Kosovës, për hir të pranimit në Bashkimin Evropian.

Në pyetjen nëse ka në qeverinë aktuale të Serbisë, zyrtarë që do ta njihnin Kosovën për hir të Bashkimit Evropian, Nikoliç tha se “në mesin e zyrtarëve qeveritarë ka nga ata që do ta njihnin Pavarësinë e Kosovës”, shkruan “Koha.net”.

“Kishin marrë këtë peshë mbi vete, do t’i pastronin djersën nga balli dhe do të përfundonte puna”, ka shtuar Nikoliç.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: