TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për ngjarjen në Fushë-Krujë.

Përmes një statusi në “Facebook” Paloka thekson se Rama dje nuk zhgënjeu, pasi pranoi që vajza, Xhisiela Maloku, e cila denoncoi djalin e deputeti të PS-së, po ridhunohej.

Po ashtu Paloka tha se kreu i qeverisë kërcënoi policin si dhe sulmoi opozitën. Mes të tjerash Paloka ironizoi edhe udhëtimin e Ramës me “Air Albania”.

“Ja pra dhe legeni kryeminister foli dje.
Prape nuk zhgenjeu !
Pranoi se vajza eshte dhunuar kur deklaroi se ate po “e ridhunojne” dhe…
Kercenoi se nuk do ti ndahet kemba kembes “horrit” , nenkomisarit te policise qe denoncoi perdhunimin .
Sulmoi “derrat”; opoziten dhe median qe denoncojne faktin se perdhunuesi me mbrojtjen e “rilindjes”, vazhdon te bredh i lire .
Sot
Nga Rinasi, prane Fushe-Krujes, mori charterin e tij, nga postoi dhe video per shetitjen e rradhes ne Stamboll. Ne video, bashke me Ramen, duken disa familjare me vajzat e tyre adoleshente…
Felliqesire!”, shkruan Paloka.

Çfarë tha dje Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga Korça se mbështet deri në fund zbardhjen e të vërtetës për pretendimin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit, duke shtuar se për qeverinë e tij, askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin.

Teksa i referohet punës së policisë dhe prokurorisë, Rama tha se kjo do të materializohet sa më parë, ndërsa shtoi se Partia Demokratike dhe analistët po e dhunojnë vajzën në formë të turpshme.

“Për Partinë Socialiste askush nuk është mbi ligjin. Ky qëndrim nuk është vetëm me fjalë, por e kemi materializuar me fakt, ndryshe nga të tjerët. Së pari, jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis, ku kjo kohë e mbrapsht e gënjeshtrës dhe e shpifjes së kthyer në terror informativ mishërohet tek partia kryesore e opozitës në këtë kohë. Unë nuk mund t’iu përgjigjem akuzave halucinante, për mua edhe për kolegët e mi. Sa më takon mua për vajzën, policia ka bërë punën e saj, ndërsa djali i deputetit nuk ka patur trajtim preferencial. Së dyti, vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Inkurajoj dhe mbështes organet e drejtësisë të çojnë çështjen deri në fund. Së treti, abuzimi i vajzës po bëhet në publik. Partia Demokratike e ka dhunuar së dyti së bashku me analistët. E kanë kthyer mish për top për interesat e tyre. Shpresoj që ju të bëni detyrën deri në fund, që të shpallim të vërtetën në lidhje me një horr, të shpallur në hero”, tha Rama.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb