Mesfushori portugez Nani është shprehur se Luka Modriç është një nga lojtarët unik në pozicionin e tij, por nuk e meritonte trofeun e “Topit të Artë”.

Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se çmimi i akorduar për lojtarin e Kombëtares së Kroacisë është pak i çuditshëm. Ai tha se përpara tij ka lojtarë më të mirë si Kriasitano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Nejmar.

“Në pozicionin e tij është një nga më të mirët në botë. Edhe pse për të thënë të vërtetën, për të fituar ‘Topin e Artë’ përpara Ronaldos, Mesit, Nejmarit dhe të tjerëve është e tepërt. Ronaldo do të ishte fituesi i drejtë i këtij trofeu. Ai është një nga më të mirët e historisë dhe këtë e ka treguar në të gjitha skuadrat ku ka shkuar”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb