TIRANE- Pas bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit, ‘kërcënimeve’ se do të bllokojnë zgjedhjet në Kavajë, deklaratave të forta kundër diplomatëve të huaj, kanë detyruar liderin e opozitës, Lulzim Basha që të mbledh sot aleatët e tij.

Takimi mes koalicionit opozitar u mbajt në selinë e Partisë Demokratike. Fill pasi mbaroi takimin me aleatët, Basha takoi dhe krerët dhe sekretarët e degëve te PD, ndërsa “BalkanWeb” mëson se në fokus kanë qenë përgatitjet për protestën kombëtare të 7 majit në Kavajë. “Impenjim i gjithë degëve, mobilizim i demokratëve dhe i qytetarëve”, kështu mësohet të jetë shprehur Basha para demokratëve.

Në daljet e tij publike nga ‘çadra e lirisë’ Basha nënvizoi faktin se nuk heq dorë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Dje, me një gjuhë të ashpër ai akuzoi Ramën se ka bërë projektin mafioz, duke ‘blerë’ sipas tij dhe diplomatë të huaj që të bëjnë procesin e vettingut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: