TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për situatën dhe zhvillimet në vend. Ai e quajti skandal të madh ligjin për teatrin duke e quajtur një degjenerim të shoqërisë.

“Ligji për teatrin është një skandal i madh dhe ka shkelje pafund. Partitë në Shqipëri janë kthyer në ndërmarrje fitimi. Është degjenerim i shoqërisë, grabitje e pronës në mënyrë skandaloze.
“Na premtuan 0 ndërtime në qendër, më ngre kulla në qendër, me densitet 6. Domethënë kur ke 1000 metra, ngre 6 mijë metra”, u shpreh Lubonja.

Në lidhje me reagimin e Partisë Demokratike dhe paralajmërimin se nëse vjen në pushtet do shembë kullat, Lubonja tha se duhet institucionalizuar.
“E shikoj si një gjë që duhet të institucionalizohet edhe më mirë nga PD. Sepse është gjithmonë ai rreziku, premton 0 ndërtime dhe bën ndërtime. Ndaj mendoj që sigurisht është e rëndësishme si presion por edhe pa qenë në pushtet, duhet të ndodhë diçka.Masën e sinqeritetit dhe se sa i intereson kjo punë për politikë nuk e masim dot por ka një ndjenjë që po kalohet çdo lloj kufiri nga kjo maxhorancë.
Këtu punohet sistematikisht si t’i kapësh, si t’i shantazhosh, si t’i bësh në nder që t’i kapësh kokën. E shohin njerëzit që Shqipëria është e vogël”, tha analisti.

I pyetur për deklaratat e Komisionerit Johannes Hahn dhe ftesën për opozitën, Lubonja tha se ndërkombëtarët ose vijnë nga një planet tjetër ose janë të korruptuar.

“Se di unë, këta ose vijnë nga një planet tjetër se çfarë po ndodh me reformën në drejtësi e ka parë dhe bufi. Ose janë të korruptuar. Shqiptarët pak nga pak po çlirohen nga ky kompleksi që po e thanë të huajt jemi ok. Edhe opozita duhet të çlirohet. E para që bëjnë gabime sepse nuk dinë, nuk janë këtu. E dyta se janë dhe të korruptueshëm”, tha Lubonja, raporton “BalkanWeb”. Për sa i përket ligjit për shkollën e magjistratëve, ai tha se opozita s’duhet ta votojë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb