JULJANA KNEZI* BULLGARI- Ish-ministri i Jashtëm bullgar, Solomon Passy ka komentuar deklaratat e homologut të tij rus Sergei Lavrov. Passy deklaroi se Lindja dhe Perëndimi janë në luftë për Maqedoninë.

“Perëndimi, Bashkimi Europian dhe NATO në veçanti duhet të bëjnë më të mirën e mundshme për të përfshirë Maqedoninë”- është shprehur Passy.

Sipas tij, në luftë nuk janë të përfshirë Bullgaria e Shqipëria. “Aktualisht, Lindja dhe Perëndimi janë përfshirë në një luftë për Maqedoninë, nuk është një luftë që përfshin Bullgarinë dhe Shqipërinë, ashtu sikurse deklaroi ministri i Jashtëm rus, Lavrov” pohoi ish-ministri i Jashtëm bullgar.

Më tej ai shtoi se: “Bullgaria nuk ka pretendime territoriale për Maqedoninë ashtu sikurse sugjeroi ministri i Jashtëm rus”. Ai shtoi se Bullgaria e ka respektuar një qëndrim të tillë gjatë këtyre 25 viteve. “Nuk është se i rrëshqiti goja, ishte një deklaratë e menduar mirë dhe nuk ishte rastësi që “ia hodhi topin” NAto-s duke thënë se Bullgaria dhe Shqipëria dëshirojnë të ndajnë Maqedoninë”, pohoi Passy.

Passy, i cili këshilloi kryeministrin e Maqedonisë, Gruevski, në vitin 2007-2007 që vendi të përpiqet të anëtarësohet në NATO, shtoi se të gjitha vendet fqinje të Maqedonisë të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar Maqedoninë të integrohet në trupat Euroatlantik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: