TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me deklaratën e Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer.
Për Spiropalin përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, dhe deklarata e zyrtarit amerikan, nuk mund të thuhet më qartë.

“Më qartë dhe me troç se kaq nuk ka! Përgjegjësit për dhunën janë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Nuk do të shkelin më në SHBA po s’u ndalën SOT! Zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor dhe PIKË!” shkruan Spiropali në facebook.

Zyrtari Amerikan, Palmer u shpreh sot se demostrantet e dhunshme dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së. Ndër të tjera ai paralajmëroi se kush prek zgjedhjet e 30 qershorit mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb