TIRANE

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka folur për deklaratat dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë si dhe për mbledhjen mes dy qeverive. I fituar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Bumçi i cilësoi deklaratat e Ramës kërcënime që sipas tij nuk kanë qasje me perëndimin. Po ashtu ai tha se në takimet që zhvilloi Rama në Kosovë, mbizotëroi më shumë Tirana sesa Prishtina dhe marrëdhëniet e saj me Serbinë.

Demokrati shtoi mes të tjerash se mes Ramës dhe Thaçit ka një aleancë për çështjen e kufirit.

“Edi Rama ka nisur kërcënimet dhe nuk kemi qasje me perëndimin. Në këtë takim të Ramës, mbizotëroi Tirana dhe jo Prishtina. Doli në pah marrëdhënia Tirano-Serbe. Pra doli në pah negocimi me Tiranën dhe jo me Prishtinën. Serbia problemin e ka me Kosovën. Duhet të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin. Ka një aleancë Rama-Thaçi dhe për çështjen e kufijve. S’mund të ketë pajtim shqiptaro-serb me Tiranën, por me Prishtinë. Kjo marrëdhënie e kaloi Prishtinën në plan të dytë”, tha Bumçi.

Teksa u dal tek çështja e integrimit të vendit drejt BE, ai tha se Rama është shkaktar i dështimit të këtij procesi.

“Marrëdhëniet me BE, qasje e vullnetit për te bere detyrat. Nuk ka asnjë rrezik per radikalizem islamik ne Shqipëri. Shqipëria historikisht ka qenë rezistente ndaj radikalizmit fetar. Në 4 vite vendi ynë qendron ne vend numero. Qeveria ka dështuar me integrimin ne BE dhe kryeministri Rama është shkaku i dështimit te integrimit ne BE”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb