TIRANË- Edhe ish-kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje këngëtarit Klajdi Musabelliu pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së.

Berisha e quan ‘piktori dështak’ dhe thotë se sulmi ndaj këngëtarit është qesharak dhe vjen pak javë pasi kritikë botërorë të artit i krahasuan pikturat e tij me shkarravinat e një adoleshenti.

STATUSI I BERISHËS
Piktori dështak kundër një këngëtari të talentuar!
Miq, sot, në serine e sulmeve në asamblenë e partisë siçiliste, njeriu më i sulmuar është këngëtari i ri i talentuar Klajdi Musabelliu, ndër të tjera edhe gazetar, sepse ai paska qenë i punësuar në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Ky është sulm qesharak dhe absurd i një piktori të dështuar, që vetëm pak javë më parë kritikë botërorë të artit krahasuan me shkarravinat e një adoleshenti të droguar shkarravinat që kishte afishuar me paratë e taksapaguesve në Bienale të Venecias.

Ky sulm dëshmon se sa i lig mund të bëhet dhe se ku mund të çoje verbëria nga xhelozia një artist dështak!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: