TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi deputet, Arben Ristani ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që komunikimin javor ia kushtoi pikërisht grabitjes së ndodhur pranë Rinasit.

Ristani thotë se sipas Ramës, autorët e grabitjes me armë janë opozita, media, qytetarët dhe çdo mendje kritike. Ai e akuzon kryeministrin se ka veshur me uniformë policie kriminelët.

Duke u bazuar tek shprehja klishe e Ramës, “qentë le të lehin, karvani ecën para”, Ristani thotë se ky është karvani i zullumit që vetëm leh.

“O tempora O mores…
Edi Rama zbuloi sot se autorët e grabitjes me armë, në mes të ditës, pranë Rinasit, qenkan disa, opozita, media, qytetarët dhe çdo mendje kritike në vend.
Ndërkohë, ai vetë, ai që veshi kriminelët me uniformë policie, që mban ministër njeriun më të lidhur me krimin në tërë sojin e tij, s’paska asnjë përgjegjësi për grabitjet, drogën, tritolin, vrasjet, krimin që ka gjunjëzuar shtetin.
Ky është karvani i zullumit që vetëm leh.
Ne do ta ndalim. Më 18 shkurt ngrihemi bashkë…”, shkruan Ristani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: