Pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, se Partia Socialiste do arrinte të fitonte edhe bashkitë e djathta, vjen reagimi i Voltana Ademit. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, e fton të parin e qeverisë të ulet me këmbë në tokë.

“Me batuta nuk bëhet vendi. Ka bërë krahasime mes Vlorës e Shkodrës, s’dua ta besoj kurrësesi që jemi si Vlora ku njerëzit vetëm zhduken. Nuk kemi parë as ndryshim as vëmendje nga ai. Njerëzit i dinë investimet këtu, në fund të fundit vendi nuk bëhet me batura e ironi, kryeministri duhet të ulet më këmbë në tokë”,- tha ajo.

Ademi theksoi ndër të tjera se Rama nuk i ka dhënë asnjë investim Shkodrës, por se pavarësisht kësaj njerëzit kanë besim tek ajo. Kryebashkiakja, që pritet të rikonfirmohet nga të djathtët njihet për replikat edhe në të shkuarën me kryeministrin e vendit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb