TIRANE

Pas deklaratës që bëri kryebashkiaku Erion Veliaj në lidhje me policen e plagosur në protestë, Ina Nuka, se ‘askush nuk do donte të martohej me një vajzë pa gishta’, vjen një tjetër reagim nga Petrit Vasili.


Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili tha se është Veliaj ‘pre e një manie të sëmurë përçmoi mijëra gra’. Vasili kujton një skenë të filmit ‘Malet me blerim mbuluar’ ku një prej protagonisteve, Lilo Labja plagoset në luftë, ndërsa shton se ishte dakord me aktorin Dhimtër Anagnosti, i cili kishte bërë skenarin dhe regjisorin e këtij filmi.


REAGIMI I VASILIT
Jam me Anagnostin, qe e larteson gruan dhe jo me Veiajn, qe e percmon ate.
Kryetari i bashkise se Tiranes, pre e nje manie te semure dhe pa sherim per pushtet,percmoi me qetesi,publikisht dhe pa asnje dhimbje mijra gra, ndersa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e lige:
“JEMI TE GJITHE BURRA, I SHKOJNE SYTE TE MARTOHET NJE BURRE ME NJE VAJZE PA GISHTA ?”.
Ndersa Anagnosti,nje burre dhe artist i madh,plot 47 vjet me pare,skaliste figuren e Lilo Labes ,partizanes, qe i prene kemben dhe lartesonte partizanin Jaho, qe me pergjerim ne emer te nje dashurie pa fund i kerkonte zemerdridhur te martohej me te per te kaluar gjithe jeten se bashku.
Po jua risjell keto momente te dashur miq se bashku me mesazhin madhor te dashurise njerezore e cila zbukuron e i jep vlere jetes dhe triumfon mbi gjithshka.
Ne te gjithe pa asnje perjashtim mendojme si Anagnosti.
Ne kurre nuk mendojme si ky kryetari i bashkise e te tjere si ky, produkte te ngjitura pas karriges dhe qe zgjasin sa zgjat ajo e per te humbur ne humneren e harreses diten qe karrigen s’e kane më.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb