SERBI- Zyra serbe për Kosovën, që drejtohet nga Marko Gjuriç ka reaguar pas deklaratave të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, se Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë. Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, ka deklaruar se Hashim Thaçi, po flet për padi ndaj Serbisë, nga frika dhe ankthi i themelimit të Gjykatës Speciale, bëjnë të ditur mediat serbe.

Thaçi paralajmëroi se Qeveria e Kosovës mund të ngrejë padi për gjenocidin e regjimit serb të vitit 1999.

“Ne jemi dëshmitarë se Serbia ende kundërshton të kërkojë falje. Për këtë duhet të gjejmë rrugën e drejtë që ta dëshmojmë historinë dhe që të gjejmë pak qetësi për anëtarët e familjeve të më shumë se 10 mijë njerëzve dhe 20 mijë grave të dhunuara”, është shprehur Thaçi.

Sipas deklaratës së kësaj zyre, Thaçi do të tërhiqet shumë shpejt nga këto deklarata me trysninë e komunitetit ndërkombëtar, pasi ato cilësohen si provokative.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: