Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Serbi, Marko Gjuriç në një konferencë për mediat ka komentuar deklaratat e kryeministri të Kosovës Ramush Haradinaj për kufijtë. Ky i fundit theksoi se ‘Vetëm çizmet i vendosin kufijtë’.

Gjuriç i është drejtuar me pyetje publike për Bashkimin Evropian, ndërsa shtoi se kjo nuk është hera e parë që vijnë nga Kosova kërcënime të tilla. “Është hera e 28 që ata e bëjnë të njëjtën gjë, derisa presidenti Vuçiç po mundohet që të gjejë një zgjidhje për Kosovën dhe të caktojë se ku saktësisht duhet të vendosën kufijtë”, -ka thënë Gjuriç, shkruan ‘telegrafi’ serb.

Ai ka drejtuar kritika drejt BE-së, për siç ka thënë Gjuriç, heshtjen e tyre përballë këtyre deklarimeve të Haradinajt për kufijtë. “Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të bëhej një deklarim i tillë nga Serbia”, -ka thënë Gjuriç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb