Mjekët kishin deklaruar vdekjen, të afërmit kishin rregulluar të gjitha detajet për funeralin kur papritmas trupi i një të riu 25-vjeçar filloi të lëvizë. Kjo gjë ka ndodhur në Indi. Mohammed Furqan, u transportua në spital pas një aksidenti me makinë. Disa ditë pas shtrimit të tij në spital, mjekët i komunikuan familjes vdekjen e djalit. Ndërsa trupi ishte duke u përgatitur për varrim, vëllai kuptoi se jo gjithçka kishte humbur.

Një lëvizje e papritur e gjymtyrëve e bëri familjen të dyshonte, kur Muhamedi ishte gati të lihej në duart e drejtorit të funeralit. Të afërmit menjëherë e ridërguan të riun në spital, ku mjekët ndryshuan mendje, duke pranuar se Muhamedi ishte gjallë. I riu u vendos menjëherë nën ventilim mekanik.

“Kishim paguar rreth 80 stërlina në spitalin privat më parë dhe kur u thamë menaxherëve se na kishin mbaruar paratë, ata menjëherë e shpallën Mohammed të vdekur të hënën”, deklaruan prindërit në një stacion televiziv lokal. Mjeku i ri që trajtoi Mohammedin siguroi: djali është në gjendje kritike, por dita e varrimit të tij me siguri mund të shtyhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: