TIRANË-Kreu i Shoqatës së Arkitektëve, Maks Mitrojorgji dorëhiqet nga funksioni pas deklaratës që bëri pro projektit mbi stadiumin e ri ‘Arena Kombëtare’.

Dorëheqja vjen pak ditë pasi ai mbajti një fjalim tek Këshilli Kombëtar i Territorit, (KKT) ku mbrojti projektin e qeverisë për stadiumin e ri. Por burime thonë, se Maks Mitrojorgji 68 vjec deklaratën e kishte individuale dhe pa pyetur kryesinë. Kjo la të kuptohej që Shoqata e Arkitektëve ishte pro projektit dhe më pas përplasje brenda Shoqatës. Duket se mosmarrëveshjet që lindën pas deklaratës, kanë bërë që Mitrojorgji mbrëmjen e së enjtes të jepte dorëheqjen nga kreu i Shoqatës së Arkitektëve.

E në fakt deklarata e tij në KKT solli dhe një reagim të Ramës.
“Edhe shoqata e arkitektëve ndryshoi mendim pasi u njoh me projektin” shkroi Rama në Facebookun e tij pas dëgjesës publike mbi projektin.

I pari që reagoi kundër deklaratës së Mitrojorgjit ishte, zëvendësi i tij në Shoqatën e Arkitektëve, Arben Biçoku.
“Distancohem nga qëndrimi i arkitektit Maksim Mitrojiorgji në mbledhjen e këshillit kombëtar të territorit të ditës së sotme, 29;04;2016, ku u shqyrtua projekti i stadiumit të ri të Tiranës, duke deklaruar se ai ishte qëndrim personal dhe jo rezultantja e mendimit të shoqatës së arkitektëve. Pozicionet hyra me mëndjen time, po po dal me mendjen e shefit janë të papranueshme për mua dhe tregojnë mungesë karakteriale të theksuar” u prononcua ai.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: