Këngëtarja dhe modelja shqiptare Iva Aliko pak kohë më parë u vendos në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe opinionit publik, pasi deklaroi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ se është në një lidhje me një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo nuk e zbuloi asnjëherë emrin e deputetit të PDK-së, por tha se ai është rreth moshës 45 vjeçare, i martuar dhe baba i 4 fëmijëve.

Së fundmi, modelja ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqet me një ekografi të shtatzënisë dhe thotë se në jetë po vjen një vajzë.

Nuk dihet nëse është një provokim për të marrë vëmendjen apo vajza nga Vlora është vërtetë shtatzënë.
t54ghbn

Iva-Aliko2
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: