TIRANE– Pas zhurmës që krijoi vendimi i Bashkisë së Hasit, e cila i akordoi titullin ‘Qytetar Nderi’ atentatorit të Azem Hajdarit, Gafur Mazreku, vjen edhe një tjetër reagim nga kampi demokrat. Përmes një statusi në “Facebook” demokrati Arben Ristani iu kundërvu Ramës. Ai tha se dekorimi i Mazrekut, qëlloi mbi simbolin e demokracisë.

“E kane marre mire mësimin e eterve, sipas te cilit, populli sundohet duke e varferuar, dhunuar dhe depersonalizuar.
Dekorimi i atij qe qelloi mbi simbolin e demokracise dhe perdhosi parlamentin duke qelluar me arme, brenda ne parlament, ne tempullin e demokracise, eshte pikerisht treguesi me i qarte ne drejtim te injorimit, fyerjes, depersonalizimit te atyre qe besojne te herojte e demokracise dhe te institucionet e demokracise.
Gjithsesi, ka akoma qe kane marre po aq mire, mesimet se si permbysen diktaturat dhe si perfundojne diktatoret”, shkruan Arben Ristani.

Ndërkohë zyra e Kryeministrit Edi Rama përmes një reagimi për mediat, u distancua nga ky vendim. Kryeministria theksohet se vetë Rama është angazhuar në këtë çështje dhe i kërkon Prefektit të Kukësit të mos e firmosë vendimin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb