TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas skandalit të Bashkisë së Hasit, e cila i akordoi titullin ‘Qytetar Nderi’ Gafurr Mazrekut, autorit të plagosjes së ish-deputeti të PD-së Azem Hajdari në sallën e Kuvendit në 1997. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha theksoi se Rama e ekzekutoi për së dyti tribunin legjendar Hajdari.

“Sot pas ketij akti kriminal, te denje vetëm për narkoshtetin e Norieges, ky i fundi qe kishte urdhëruar dy jave me pare vendimin e sotëm, per te lare duart si Pilati deklaroi se ky eshte nje turp dhe se ai nuk dinte gje!?”, shkruan Berisha në statusin e tij, ndërsa nuk i kursen sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Mes të tjerash Berisha i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen për vendime më të mëdha, dhe me revoltë të largojnë nga pushteti Ramën.

REAGIMI I BERISHËS
Edvin Kristaq Rama ekzekutoi sot per se dyti tribunin legjendar Azem Hajdari!
Te dashur miq, sot perfaqesuesit e Edvin Kristaq Rames me porosi te tij, ne nje akt unik ne historine e botes demokratike, shpallen qytetar nderi te Hasit kriminelin Gafurr Mazreku, vrasesin qe, pasi e provokoi, derdhi bresheri plumbash ne sallen e parlamentit mbi deputetin Azem Hajdari, tribunin legjendar te levizjes studentore te dhjetorit 1990.
Sot pas ketij akti kriminal, te denje vetem per narkoshtetin e Norieges, ky i fundi qe kishte urdheruar dy jave me pare vendimin e sotem, per te lare duart si Pilati deklaroibse ky eshte nje turp dhe se ai nuk dinte gje!?
Me kete deklarate Edi Rama deshmon se eshte nje mashtrues faqezi, qe pasi i shpalli lufte opozites, nderoi dhe perligji krimin politik dhe vrasjen, tani kerkon te laje duart si pilati, mbrohet per krimin e tij te shemtuar!
Aktin e sotem jo vetem e ka urdheruar ai vete, por gjate ketyre diteve lajmin per vendimin e sotem e kane dhene prej disa ditesh cdo dite te gjitha mediat, edhe ato qe paguhen prej tij!
Ky akt kriminal dhe lufte ndaj opozites shqiptare eshte nje apel per vendimet me te medha per qytetaret shqiptare, qe me revolten e tyre te largojne me çdo kusht horrin, vrasesin per se dyti te Azem Hajdarit, kreun e meduzes qe e shndrroi Partine Socialiste ne parti droge, bandash, vrasesish, kriminelesh dhe ndertoi narkoshtetin dhe shnderroi ne Shqiperi krimin ne sistem per te shtypur shqiptaret dhe dekoruar vrasesit dhe kriminelet! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb