TIRANË

Pas takimeve intensive të zhvilluara sot me përfaqësuesit politikë dhe me trupën diplomatike të akredituar në Shqipëri, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar  sërish një konferencë për mediat në orën 14:30 minuta. Ende nuk dihet se çfarë do të komunikojë para mediave, por referuar deklaratave të aleatit të PD-së Dashamir Shehi, nuk përjashtohet mundësia që Meta të shpallë një dekret të ri për zgjedhjet vendore.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi sot në ora 14:30 në ambientet e Institucionit. Ftohet media për transmetim LIVE”-njofton presidenca.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: