TIRANE

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani ka vendosur të braktisë shtetësinë  shqiptare. Sipas botimit në Fletoren Zyrtare, Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e vendlindjes së tij në dekretin e 18 marsit të këtij viti, një dekret që mban firmën e Presidentit Ilir Meta.

Në mesin e 9 personave që kanë vendosur të braktisin nënshtetësinë shqiptare është edhe djali i ish-presidentit Nishani. Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar Ersilio Nishanin të ndërmarrë një vendim të tillë. Ai jeton prej kohësh në Austri ku vazhdon studimet.

Dekret (1)
Dekret (1)

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb