Komisioni Ligjeve po shqyrton sot dekretin për pushtetin vendor që u kthye nga Presidentit Ilir Meta. I pranishëm në seancë, Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i presidentit Meta tha se po krijohet një kompetence e re e autoriteteve vendore.

Ndërkohë, socialisti Bashkim Fino, anëtar i këtij komisioni pohoi se relacioni i Presidencës është ndërtuar kundër relatorit, ndërsa u shpreh se ndiente keqardhje.

“Ajo qe me vjen keq është se po vërej me keqardhje personale se gjithë relacioni është ndërtuar kundër relatorit. Me çfarë duket presidenti e ka personale me mua. Presidenti e di si veprohet kur vjen një nisme. Nuk e humbet të drejtën e pronësisë bashkia. I humbet pronësia vetëm kur shitet. Njësite vendore janë tërësisht autonome. Duhet ta rrezojmë dekretin e presidentit për këto nene”, -tha ai, raporton per ‘BalkanWeb’ gazetari Ervis Gjencaj.

Sakaq, Dervishaj i është përgjigjur Finos, duke shtuar se: “Vlerësimi i presidentit behet vetëm mbi ligj. Është cituar relatori, sepse propozimi i qeverise nuk përmbante ato shqetësime të qeverisë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: