TIRANE

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu ka reaguar pas mbledhjes së KQZ e cila vendosi të refuzojë dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.  Për Mediun vendimi i KQZ-së është antikushtetues dhe kriminal

Postimi i Plote:

KQZ nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë dekretin e Presidentit, por t’a zbatojë atë.

Kjo fakton kapjen e KQZ-së politikisht. Vendimet e saj politike, në kundërshtim me Kodin dhe ligjin, dhe tani në kundërshtim me Kushtetutën,  tregon që ky organ është thjesht seksion politik i Edi Ramës.

Presidenti i Republikës duhet patjetër që këtë akt kriminal të KQZ-së, t’a përcjellë pranë organeve të Prokurorisë, pavarësisht çfarë Prokurorie kemi.

Rama edhe kur është vetëm në zgjedhje, kërkon që t’i vjedhë ato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb