Presidenti Ilir Meta deklaroi ndër të tjera se është i gatshëm të përballet me çdo gjykatë për vendimin e marrë, madje edhe në Hagë siç tha. Ai u shpreh se qëllimi i i tij kryesor është zhvillimi i zgjedhjeve gjithëpërfshirëse me qëllim që Shqipëria të mos e humbasë trenin e integrimit në BE.

“Jam gati të marr përgjegjësinë time përpara gjithë shqiptarëve. I gatshëm të përgjigjem për këtë akt para çdo gjykate që ka juridiksion, përfshi edhe gjykatën e Hagës. Është vendim i mrekullueshëm që shqiptarët të kenë një të diel pozitive, të qetësohen dhe ne ta vazhdojmë rrugën e nisur në dhjetor ‘90.

Meta tha ndër të tjera se: “Jam student i lëvizjes së dhjetorit, pata fatin të takoj udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia. Shkuam atje me studentët e tjerë me mendimin se s’do ktheheshim më në qytet studenti, por ja që ia dolëm. Mendoj që ka nevojë për reflektim nga të gjithë, në mënyrë të veçantë nga kryeministri”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: