Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një letër zyrës së OSBE-ODIHR të akredituar në Shqipëri, përmes së cilës e vë në dijeni për zhdekretimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.

Në letrën që mban datën 19 qershor 2019 dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčák, Drejtorja e Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir, presidenti Meta i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.

Në letrën e siguruar nga “BalkanWeb” që mund ta lexoni më poshtë, Presidenti kërkon ndër të tjera implementimin e dekretit të tij të publikuar edhe në Fletoren Zyrtare. Kreu i Shtetit shprehet se dekreti i tij është krejtësisht i ligjshëm. Ai shton se përpjekjet e kryeministrit për të zhvilluar zgjedhejt me çdo kusht më 30 qershor s’bëjnë gjë tjetër vetëm se rëndojnë krizën politike të vendit.


Letra e plote

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm.

Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të dëmtojnë krizën në Shqipëri”,- shkruhet ndër të tjera në letër.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb