TIRANE

Në konferencën për mediat, Presidenti i Republikës Ilir Meta iu përgjigj edhe reagimit të kryeministri Edi Rama, për datën e re të zgjedhjeve të shpallur prej tij, ndërsa nje apel te prere kishte edhe per opoziten.

“Unë besoj se dhash shpjegimet e duhura për momentin edhe ky është një moment i ri i panjohur i papritur dhe i pa asimiluar mirë nga aktorë të caktuar, shpresoj reflektimin e të gjithëve. Se cili është qëndrimi i kryeministrit është përgjegjësi e tij në raport me ligjin, paqen sociale e të ardhmen e vendit. Axhenda ime nuk është e opozita, nuk është Rama ik por Edi Reflekto nuk i takon të jetë protagonist i një të diele ndarëse dhe i provokimit të një shtetit paralel. Ju kujtoni se jam kaq i pashpresë së nuk do reflektojë. Kemi kohë kemi ditë. Familjet janë të shqetësuara, turistët janë të shqetësuar, kanë anuluar pushimet në Shqipëri.” tha Meta

Sa i takon takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, Meta përsëriti edhe një herë apelin për opozitën që të sillet përgjegjësi të artikulojë kërkesa të drejta e të realizueshme që të kalojmë këtë krizë, politike sociale dhe jo pak edhe ekonomike.

“Është mundësi për reflektim për të gjithë për gjithëpërfshirje. Shqipëria në 13 tetor nuk do të ketë votime.  Qëndrimet e mia kanë qenë të hapura, vendimet janë në përgjegjësinë time institucionale, kushtetuese e njerëzore. Kanë qenë dhe janë shumë të drejta në raport me interesat e vendit demokracisë unitetit të popullit paqes sociale. Edhe SHBA mbështet të ardhmen europiane, dhe u kam thënë disa herë zgjedhjet pa opozitën edhe në mënyrën më të paqtë do ta vononin të ardhmen europiane për një afat të pacaktuar” theksoi Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb