Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu i ftuar në emisionin “Kjo javë” të drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24” tha se presidenti aktual Ilir Meta nuk kishte të drejtë të anulojë 30 qershorin si datë të zgjedhjeve.


“Presidenti nuk kishte të drejtë të anulonte datën 30 qershor. Unë e menaxhova me kujdes situatën, duke iu përmbajtur ligjeve. Me Kushtetutën dhe ligjet duhet të jesh shumë i kujdesshëm, sepse po ta prekësh sadopak, sepse nëse hap një vrimë, uji del dhe situata del jashtë kontrollit.


Rruga e Metës nuk është kushtetuese, për të mos thënë antikushtetuese. Unë s’kisha të drejtë të ndryshoj datën dhe iu drejtova Kuvendit.  Unë besoj se çdo gjë është e qartë”, deklaroi Moisiu.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb