Presidenti i Republikës Ilir Meta ka autorizuar sot publikimin e listës me 14 pyetje josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për gjeneral Sandër Lleshi, i cili është propozuar nga kryeministri Edi Rama si Ministër i Brendshëm.
Burime nga presidenca kanë bërë të ditur se presidenti Meta i drejton këto pyetje ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kërkon përgjigje për to.
Pyetjet kanë të bëjnë me aktivitetin e Lleshit gjatë kohës kur Lleshi ishte zyrtar në Ministrisë e Mbrojtjes.