Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e martë në ora 10:00 për të miratuar vendimin “Për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit për anëta-rët e këshillave bashkiak të cilët nuk kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit në KQZ, brenda afatit ligjor”.
Nga verifikimi përfundimtar i kryer nga KQZ rezulton se nga 65 këshilltarë bashkiake që figurojnë pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, 16 kanë dhënë dorëheqjen ose kanë humbur mandatin para afatit të dorëzimit të formularit. Ndërsa 49 këshilltarë që e kanë detyrim nuk e kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të përcaktuar.
Midis emrave që nuk kanë plotësuar edhe këtë formular, janë edhe disa anëtarë të këshillit bashkiak në Tiranë, si profesoresha e njohur Klodeta Dibra, e cila garoi për rektore në zgjedhjet për Universitetin e Tiranës dhe që u përfshi në të ashtuquajturën çështja “Shullazi” si edhe Luan Bregasi, një biznesmen i njohur dhe drejtues i “Biznes Albania”.
Gjithashtu bie në sy edhe anëtari i këshillit bashkiak të Himarës, njëherazi ish-kryebashkiaku i këtij qyteti, Vasil Bollano, si dhe drejtues lokalë të PS-së dhe partive të tjera. Ata, nëse nuk ofrojnë justifikime ligjore të besueshme, humbasin mandatet në këshillat bashkiakë për shkak se nuk kanë dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit brenda afatit ligjor.
KQZ bëri publike listën e zyrtarëve që kanë vetëdeklaruar ose që kanë refuzuar vetëdeklarimin në zbatim të ligjit të njohur, si ligji i dekriminalizimit. Sipas KQZ-së, deklarata është plotësuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nga 19 ministra, nga 61 kryetarë bashkish si dhe nga 1530 këshilltarë (nga 1595 gjithsej).
(m.k/GSH/BalkanWeb)
Eshte “me Karakter” klodeta Dibra, mbas implikmit direkt te saj me banden Shullazit ” e kuptoi” qe beri gabim. Vetem se prokuroria nuk po jep ende mase arresti ose te publikoj hetimin rreth saj dhe bashkeshortit ne kete histori gangesteresh. Po te jesh burre thoshte Klodeta ne fillim:- Po te jesh bandite si eshte Zonja Dibra? Kete na trego, se per burra duhet te na provosh, ndoshta ke harruar!