TIRANE– Kreu i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, i ka dërguar sot Kuvendit të Shqipërisë një shkresë për procesin e dekriminalizimit. Kjo shkresë ka në fokus programin e punimeve të Kuvendit, dhe shqyrtimin e projektligjeve të propozuara mbi dekriminalizimin. Sipas deputetit demokrat, ngritja ‏e Komisionit të Posaçëm, e bën atë komisionin përgjegjës për shqyrtimin e projektligjeve “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” dhe “Për dekriminalizimin e institucioneve publike, nëpërmjet ndalimit të ushtrimit, zgjedhjes apo emërimit në funksione publike të personave me rekorde kriminale.

Sipas tij, “mosndryshimi i Programit dhe Kalendarit të Punës së Kuvendit, do të pamundësonte mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe de facto do të bënte nul vendimin nr. 32/2015 të Kuvendit, duke shkelur në këtë mënyrë edhe marrëveshjen politike të 24 Dhjetorit 2014. Në këto kushte, kërkojmë miratimin menjëherë të ndryshimit në Programin dhe Kalendarin e Punimeve, me qëllim që t’i hapet rrugë vijimit normal të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe përmbushjes prej tij të veprimtarisë për të cilën është ngarkuar nga Kuvendi”.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2015/10/shkrese-per-dekriminalizimin.docx” viewer=”microsoft”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: