Ish-deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri kanë bërë padi për heqjen e mandateve nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Ndërkohë pas hedhjes së shortit janë caktuar gjyqtarët që do të marrin përsipër çështjet e ish-deputetëve.

Për Shkëlqim Selamin, gjyqtare e padisë do të jetë Gentiana Muçaj ndërsa për Dashamir Tahirin, gjyqtari Besart Kaçkini. Megjithatë ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e padive të ish-deputetëve.

Ditë më parë, krahas kërkesës për shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e cilësojnë të paligjshëm, dy ish-deputetët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, kërkuan nga Gjykata Administrative të pezullojë efektet e këtij vendimi deri në përfundim të gjykimit, çka do t’iu jepte mundësinë për vijimin normal të jetës parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh më 6 janar, dhe në rend të ditës përcaktoi zëvendësimin e dy ish-deputetëve të cilëve iu ndërpre mandati në mënyrë të parakohshme, për shkelje të ligjit të “Dekriminalizimit”.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb