Nga: ELDA MENGA*
TIRANE – “News24” ka zbardhur formularin e vetëdeklarimit, i cili do të bëjë mbledhjen e të dhënave dhe fakteve për zyrtarët e inkriminuar. Formulari është reduktuar nga 11 pyetje në 8, por ajo që bie në sy nuk është hequr asnjë kërkesë e opozitës. Ai përfshin pyetje rreth ndalimit ose arrestimit brenda dhe jashtë Shqipërisë, nëse është ndjekur penalisht, ose ka pasur vendim të formës së prerë brenda dhe jashtë vendit apo vendim jo përfundimtar.

Po ashtu kanë qëndruar edhe pyetjet nëse ndaj plotësuesit të formularit është lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar apo nëse ka marrë masë dëbimi nga një shtet i huaj. Të dhënat e pasqyruara në formular i nënshtrohen verifikimit të plotë brenda dhe jashtë Shqipërisë nga organet shtetërore dhe Prokuroria e Përgjithshme. Çdo vetëdeklarim i rremë përbën vepër penale do i kushtojë personave që e plotësojnë jo vetëm mandatin, por edhe dënimin me burg.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: