TIRANE-13 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe 8 kryetarëve të bashkive në vend që ishin dërguar për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në sajë të dekriminalizimit, nuk u hiqet mandati.

Bëhet fjalë për deputetët; Sali Berisha, Spartak Braho, Vangjel Dule, Vladimir Kosta, Arben Ristani, Artan Gaci, Asllan Dogjani, Florion Mima, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu, Gjovalin Bzheta, Myqerem Tafaj si dhe Eduard Halimi, të cilët kanë deklaruar të dhëna në formularin e dekriminalizimit, jashtë afateve të parashikuara në ligj.

Krahas deputetëve të mësipërm në listë ishin dhe 8 kryetarë bashkish: Artur Bardhi, Edmond Themelko, Ndrec Dedaj, Rajmonda Balilaj, Adel Lala, Zef Hila, si dhe dy kryebashkiakët Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj. Vendimi u mor vetëm nga 4 anëtarë të maxharancës në KQZ, ndërsa ata të opozitës u larguan para se të jepej verdikti për 21 subjektet politike. Hysen Osmanajn, Klement Zgurin si dhe Vera Shtjefnin bojkotuan mbledhjen për arsye se lista ishte përzierë dhe se sipas tyre dekriminalizimi kishte marrë goditje të rëndë.

13 DEPUTETËT E VERIFIKUAR
Sali Berisha,
Spartak Braho,
Vangjel Dule,
Vladimir Kosta,
Arben Ristani,
Artan Gaci,
Asllan Dogjani,
Florion Mima,
Xhemal Qefalia,
Ylli Shehu,
Gjovalin Bzheta,
Myqerem Tafaj,
Eduard Halimi.

8 KRYEBASHKIAKËT E VERIFIKUAR
Artur Bardhi
Edmond Themelko
Ndrec Dedaj
Rajmonda Balilaj
Adel Lala
Zef Hila,
Tërmet Peçi
Adriatik Zotkaj

ANETARET E OPOZITES BOJKOTOJNE MBLEDHJEN
Pavarësisht diskutimeve për disa orë, 3 prej anëtarëve të propozuar nga opozita kanë lënë mbledhjen. Bëhet fjalë për Hysen Osmanajn, Klement Zgurin si dhe Vera Shtjefnin.

Në fjalën e tij Osmanaj theksoi se ishin përzierë krimet penale me gabimet e gjendjes civile. Më i ashpër ka qenë reagim i Shtjefnit, e cila tha se sot dekriminalizimi kishte marrë goditje të rëndë. Sakaq, Zguri theksoi se ky gjykim ishte politik, pasi KQZ kishte thirrur njerëz që nuk kishte arsye të ishin në ato lista.

Ndërkohë, kreu i KQZ-së, Denar Biba tha se fakti që janë bashkuar listat nuk do të thoshte se ishte e njëjta situatë. “Gabimet në formular, mund të humbësh mandatin. Nuk kanë plotësuar saktë formularin sipas prokurorisë. Për ne e kanë plotësuar saktë formularin. Mirë do ishte që formulari të hartohej ndryshe”, tha Biba.
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: