TIRANË- Mazhoranca dhe opozita kanë arritur të mbyllin aktet nënligjore të cilat mundësojnë zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. News24 ka mundur të zbardhë formularin e vetëdeklarimit të të zgjedhurve dhe të emëruarve.


Formulari prej 6 faqesh është shumë i detajuar pasi personi që e plotëson duhet të deklarojë nëse ka ndryshuar ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit; nëse është arrestuar apo proceduar penalisht brenda apo jashtë vendit; nëse është dënuar me vendim të formës së prerë brenda vendit apo edhe jashtë Shqipërisë apo edhe nëse ka ekzistuar ndonjëherë për ta një urdhër ndërkombëtar kërkimi.


Çdo vetëdeklarim fals përbën vepër penale dhe është krim që dënohet nga 6 muaj deri në 7 vjet burg.


Gjithashtu përmes kërkesës për verifikim paraprak partitë politike mund t’i kërkojnë Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë një politikan apo zyrtar.

[embeddoc url=”http://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/02/ANEKSI-1-FORMULARI-I-VETEDEKLARIMIT-FINAL-2.docx” viewer=”microsoft”]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb