Greqia u trondit të mërkurën mbrëma, teksa u gjet u vdekur në pishinë lojtari i Kombëtares së këtij vendi,  George Baldock. Pas kryerjes së autopsisë, u mësua se Baldock kishte ndërruar jetë nga “mbytja në ujë”.  Në trupin e lojtarit nuk u gjetën shenja, çka do të thotë se nuk kishim të bënim me një vrasje.

Në orët e para të mëngjesit ishte e vështirë të zbulohej e vërteta, e cila u zbardh vetëm paraditen e sotme.

Sa i takon karrierës futbollistike, Baldock ishte larguar së fundmi nga Sheffield United gjatë merkatos së verës, për të nënshkruar një kontratë trevjeçare me Panathinaikos. Me Greqinë, ai ka luajtur 12 ndeshje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb