SPANJE – Trajneri i Spanjës Vincente Del Bosque i është përgjigjur Jose Mourinho-s, i cili disa ditë më parë kishte kritikuar Sergio Ramos për deklaratat e tij, që lojtarët e Chelsea nuk impenjohen me kombëtaren spanjolle.

“Nuk kam asgjë për të thënë, e admiroj Mourinho-n për punën e tij si trajner, por mendoj se çdo kush duhet të shoh në shtëpinë e tij”. Në intervistën e tij për Marca.com Del Bosque vijon: “Të gjithë duhet të mendojnë për punët e tyre dhe asgjë tjetër. Casillas-Neur? Do të fitojë kush merr më shumë vota, un nuk mund të them për kë kam votuar. Fjalët e Xabi Alonsos? I kam lexuar, por nuk e di me saktësi se çfarë ka thënë”.

Mourinho me sa duket ka trazuar jo pak ambientin në përfaqësuesen spanjolle, pasi edhe Fabregas i është përgjigjur Sergio Ramos: “Kam folur me të dhe i thashë atë që mendoja. I thashë se kemi luajtur bashkë që nga U-21 dhe nëse ke diçka bën mirë të ma thuash personalisht e jo nëpërmjet mediave. Më acaron fakti që dyshon në impenjimin tim”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb