Fotografia e parë e gjeneratës tjetër M3 është marrë me siguri në shiritin e prodhimit dhe zbulon pjesën e pasme të automjetit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërmarrja britanike Evolve Automotive, e specializuar në rafinimin e makinave BMW, ka postuar në Facebook një fotografi të pjesës së pasme të M3 të re.

Sipas informacioneve të mëparshme, M3 i ri do të ketë një motor 6-cilindrësh me dy turbo nën ‘kapuç’, i cili vlerësohet se prodhon mbi 510 kuaj fuqi. Përveç transmetimit automatik, klientët do të jenë në gjendje të porosisin një version me një transmision manual me 6 shpejtësi.

Ende nuk është bërë e ditur data e premierës së BMW M3 të re, por pritet që kjo makinë të zbulohet deri në fund të vitit, me shitje në vitin 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: