TIRANE- Në kohën kur në Kuvend kishte tensione, e opozita u largua nga salla pasi lëshoi akuza të rënda ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj e vëllait të tij, mësohet një takim mes dy personazheve të njohura.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë një foto të një takimi kokë më kokë mes ish-ministrit të Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Takimi mes të dyve është zhvilluar në Hotel Rogner dhe vjen një ditë pasi opozita ka publikuar dosjen e dënimit në Itali me 7 vite burg për trafik droge të vëllait të minsitrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Dosja në fjalë, siç u shpreh sot në Kuvend kryeministri i vendit Edi Rama ka filluar të shpërndahet edhe në anglisht, me qëllim siç tha, që të nxihet imazhi i vendit në prag të hapjes së negociaatave me BE.

Megjithatë, takimi mes të dyve mund të mos ketë prekur fare çështje të politikës. Kujtojmë që Manjani ka qënë nga ata politikanë që s’ka nguruar të shprehë mendimin e tij të ndryshëm me qëndrimet e mbajtura edhe nga ambasadori.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: