Roboti ‘’Opportunity’’, që shkeli për herë të parë në Mars në vitin 2004 dhe konfirmoi për praninë e ujit, u deklarua zyrtarisht jashtë funksionit nga NASA, gjë që shënon dhe fundin e një prej misioneve më të suksesshme në historinë eksplorimit të sistemit diellor.

‘’E deklaroj të përfunduar misionin ‘’Opportunity”, pohoi shkencëtari kryesor i NASA-s, Thomas Zurbuchen në një konferencë shtypi në Pasadena të Kalifornisë, në ‘’Jet Propulsion Laboratory’’ pikërisht në zonën e nisjes së fluturimit.

‘’Megjithëse është një mjet, është e vështirë të ndahesh nga ai’’, shprehet drejtuesi i programit, John Callas.

Kontakti me roverin kishte humbur që prej 10 qershorit 2018, kur një stuhi rëre përfshiu Planetin e Kuq, errësoi atmosferën prej gati disa muaj duke u bërë pengesë për rikarikimin e baterive me anë të paneleve diellore.

‘’Pas tetë muajsh dhe mbi 1 000 mesazheve të dërguara nga Toka pa përgjigje, NASA vendosi që përpjekja e fundit do të kryhej të martën në darkë. Nuk morën asnjë përgjigje, dhe ishte momenti për ti dhënë lamtumirën tonë’’, thekson John Callas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb